Veseli bën kërkesë zyrtare që t’i zvogëlohet paga (Dokument)

Aktuale January 22, 2019 - 15:54
Lexo Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar edhe zyrtarisht që atij t’i zvogëlohet paga.

Ai i ka dërguar një letër Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media përmes së cilës i kërkon që në kuadër të shqyrtimit të Ligjit për Paga, koeficienti i pagës së kryetarit të Kuvendit të zbresë në 9.

Koeficienti i pagës së Kryetarit të Kuvendit me propozim të Ministrisë së Administratës Publike është 11, por Veseli po kërkon të zvogëlohet.

Sipas Veselit, kjo kërkesë e tij është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.

“Kërkesa ime besoj se është në përputhje edhe me gjendjen reale socio-ekonomike të vendit”, thuhet me tej në letrën e kryetarit të Kuvendit dhe PDK-së.

Zvogëlimi i pagës së kryetarit të Kuvendit nënkupton edhe zvogëlimin e pagës së deputetëve, pasi çdo zvogëlim i koeficientit ka efekt zingjiror.

Image