Pas Deçanit, komuna e LDK'së merr vendim që të rifillojë mësimi

Aktuale January 22, 2019 - 13:23
Lexo Detajet

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka mbajtur sot një takim me drejtorin e arsimit të kësaj komune, Hajrush Shoshi.

Në këtë takim ku prezent ishin edhe drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore, është marrë vendim që nga nesër të fillojë mësimi, raporton lajmi.net.

“Ky qëndrim unanim është arritur nga të pranishmit në mbledhje, marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloj që mos te politizohet ngritja e pagave nga ana e SBASHK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut”, bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj komune.

Me fillimin e mësimit gjatë së mërkurës, Istogu bëhet e komuna e dytë që e bën një gjë të tillë pas asaj të Deçanit pas grevës në arsim e cila ka hyrë në ditën e shtatë.