Diskutohet Ligji për Ndërmjetësimin

Aktuale January 22, 2019 - 09:34
Lexo Detajet

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë projektin Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin, të mërkurën, më 23 janar, në hotel Amazon në Milloshevë me fillim në ora 10:00.

Projekti, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës me qëllim të mbështetjes reformës në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi.

Diskutimi do të përqëndrohet në Ligjin për ndërmjetësimin - ndryshimet kryesore dhe nevojat, si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e rasteve për të ndihmuar gjykatat dhe prokuroritë, në zvogëlimin e lëndëve dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi.

Në ngjarje do të marrin pjesë Alessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sh.T Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nikola Kabašië, Kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe partnerë e përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.

UNDP i fton mediet të marrin pjesë në këtë ngjarje për lansimin e projektit dhe diskutimit rreth Ligjit për Ndërmjetësim, të mërkurën më 23 janar në ora 10:00 në hotel Amazon në Milloshevë.

Për më shumë informata, mund të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; email: [email protected]

Danijela Mitië, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824 e-mail: [email protected]