21 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari

Aktuale January 22, 2019 - 08:44
Lexo Detajet

Kanë kaluar plotë 21 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pikërisht më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.

Atë natë të trisht Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me anëtarët e tjerë.

Kujtojmë se sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998.

Ku pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.