Greva në arsim, dorëheqje e 'madhe' në SBASHK

Aktuale January 21, 2019 - 16:29
Lexo Detajet

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë komunë, janë dakorduar që greva në arsim të ndërpritet.

Kreu i Deçanit përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në mospajtim me situatën që është krijuar në arsim, kryetari i sindikatës në këtë qytet, Avdullah Lataj ka dhënë dorëheqje

Postimi i plotë i Ramosajt:

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor.

Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni.

Falenderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në veqanti prof.Avdullah Lataj.