Thaçi premton bashkëpunim me ekipin negociator

Aktuale January 21, 2019 - 16:17
Lexo Detajet

Pas takimit me ekipin negociator, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se i ka dorëzuar dokumentacionin për dialogun ekipit negociator, presidenti tha se këtë e ka bërë me qëllim që t’i ndihmojë këtij ekipi në arritjen e detyrave të tyre që ua ka dhënë Kuvendi, shkruan zeri.info

“Ky dokumentacion përfshin sfondin e fazës përfudnimtare të dialogut, pozicionet e palës Kosovare në takimet e bëra në Bruksel dhe në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet sugjerimet dhe rekomandimet nga zyra e presidentit e që do të vihen nën shfrytëzim të ekipit. Do të punojmë bashkërisht në realizimin e okjektivave”, tha Thaçi.

LEXO EDHE: Thaçi: Nëse më fton Gjykata Speciale do t`i përgjigjem

Ai tha se i ka ofruar informatat e nevojshme delegacionit të përgaditura nga zyra e tij me qëllim që ta inforomojë dhe ndihmojë ekipin në përmbushjen e detyrave të përcaktuara që kanë marrë nga rezoluta e Kuvendit për procesin e dialogut me Serbinë, raporton “Zeri.info”

Presidenti tregoi përmbajtjen e dokumentacionit ku tha se përfshin disa tema që janë biseduar.

“Ky dokumentacion përfshin cështjet e personave të pagjetur, të zhvendosur, trashëgimia kulturore, cështja e pronave, të drejtat e minoriteteve, kështimi i artefakteve të Kosovës, dhe është kërkuar te gjitha marrëvshjet të arritura në dialogun teknik paraprak të zbatohen në tërësi”, ka thënë presidenti.

Ai foli edhe për synimet që ka ekipi negociator në këtë proces.

“Synimi i delegacionit dhe palës kosovare mbetet që të arrijë një marrëveshje gjithëpërshirëse ligjërisht obliguese që garantohet pranimi i Kosovës në OKB, njohje nga Serbia, që nënkupton të mos ketë më luftë mes nesh. Nuk do të ketë kufij në baza etnike dhe unë besoj qe dicka e tillë me vështirësi shumë të mëdha do të arrihet” u shpreh Thaçi.

Ai tha se e ka njoftuar edhe kryeparlamentarin veseli për letrën që i ka dërguar presidentit amerikan ku ka theksuar zotimin dhe përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e negociatave me Serbinë./Zeri/