Thaçi: Të mos prishen marrëdhëniet me ShBA-në për interesa momentale

Aktuale January 21, 2019 - 16:01
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi duke iu referuar këmbëngulësisë së kryeministrit Ramush Haradinaj për mos-heqjen e taksës tha që nuk duhet të prishen marrëdhëniet me ShBA-në për veprime momentale, raporton “Zëri.info”.

“Raportet me ShBA-në janë më të rëndësishëm se çdo interes momental, kushdo që e cenon relacionin me SHBA natyrisht që është në devijim nga aleanca strategjike dhe neve as pavarësia as asgjë nuk na duhet pa relacionin me Amerikën”, tha Thaçi.

LEXO EDHE: Thaçi: Në dialog do të përfshihet Lugina dhe jo veriu i Kosovës

Thaçi tha se nuk duhet të prishim marrëdhëniet me aletët tanë për shkak të veprimeve elektorale. /ZERI