Ndërpritet greva në këtë komunë, nesër rifillon mësimi

Aktuale January 21, 2019 - 14:49
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve.

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më pare dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimort.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhenësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotrojë arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica.ë