Thaçi takohet me Lushtakun

Aktuale January 21, 2019 - 14:42
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.

Thaçi e ka cilësuar Lushtakun si kontribuues të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi po ashtu ka thënë se krenohet me të kaluarën.

LEXO EDHE: Thaçi: Do të hapim ambasadë në Moskë pas marrëveshjes me Serbinë

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku para disa ditësh është rikthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.