Daçiq: Republika e Palaut rishikon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Aktuale January 21, 2019 - 12:33

Republika e Palaut po rishikon njohjen e pavarësisë së Kosovës, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, raporton portali serb Blic, transmeton "Zëri.info".

Pas një takimi me Presidentin e Palaut Tommy Remenges, ai njoftoi për këtë vendim të qeverisë së Palaut në një konferencë shtypi.

Do të ishte vendi i 13-të që do të tërhiqte vendimin e qartë për njohjen e Kosovës. Më parë, dy vende të tjera të Paqësorit morën vendimin për të shqyrtuar dhe ndryshuar vendimin e tyre për të pranuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Blic./ Zëri