Bahtiri: Të filloj mësimi nesër

Aktuale January 20, 2019 - 22:58
Lexoni detajet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje mësimdhënësve të kësaj komune që të fillojnë procesin mësimor pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave.

Ai tha se nuk ka arsye që mësimi të mos fillojë nesër dhe se nuk mund t’i lënë fëmijët rrugëve.

Bahtiri tha se kjo rritje që ofro kryeministri Ramush Haradinaj është maksimumi që ka pasur Qeveria.

LEXO EDHE: Zyrtare: SBAShK-u nuk e ndërpret grevën

Postimi i tij i plotë:

Të dashur mësimdhënës të Komunës së Mitrovicës,

Pas vendimit të sotëm nga Qeveria e Kosovës për rritje të pagave ju bëjë thirrje edhe një herë që nesër të rifilloj procesi mësimor.

Unë do të doja që rrogat të rriteshin edhe më shumë, por kjo rritje që ndodhi sot është maksimumi qe ka pasur mundësi Qeveria jonë.

Nuk ka arsye më që mësimi të mos filloj nesër, sepse nuk mund t’i lëmë fëmijët rrugëve dhe pa adresë!