Rama dhe Thaçi në kafe bashkë, publikohet foto

Aktuale January 20, 2019 - 12:44
Lexo Detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po kalojnë vikendin së bashku.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes rrjeteve sociale.

Duke publikuar një fotografi së bashku me Thaçin, mbishkrimi i Ramës thotë ‘fotografia e ditës’.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit Thaçi është zhdukur nga jeta e tij publike.

Së fundi ai ka kërkuar që taksa ndaj produkteve serbe të hiqet për të mos i rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.