Tahiri tregon se a do t`i zvogëlohet paga Haradinajt

Aktuale January 19, 2019 - 20:05
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Besnik Tahiri këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se me projektligjin për paga  nuk do ti zvogëlohet paga kryeministrit.

Tahiri që njëherë është edhe koordinator nacional për reformën qeveritare,  ka thënë se me ligjin e ri për paga, kryeministrit do ti zvogëlohet paga.

LEXO EDHE: Bahtiri kërkon fillimin e mësimit

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim.” ka shkruar Tahiri.

Mediat kanë raportuar se nëse hyn në fuqi Ligji i Ri për paga ekziston një nen, që e bën të pa prekshëm kryeministrin.Është pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.