Ismaili: Vjosa Osmani, pioniere e Kurtit

Aktuale January 18, 2019 - 21:31
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i PDK’së Uran Ismaili ka reaguar pas deklaratave të deputetes së LDK’së e cila e akuzoi për tradhti partinë e Kadri Veselit.

Ismaili: Vjosa Osmani, pioniere e Kurtit, s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK

Nënkryetari i PDK’së Uran Ismaili ka reaguar pas deklaratave të deputetes së LDK’së e cila e akuzoi për tradhti partinë e Kadri Veselit.

Vjosa Osmani, deputete e LDK’së tha sonte se Partia Demokratike e Kosovës e ka në ADN tradhtinë. Kjo përgjigje e saj ndaj Kadri Veselit të PDK'së ka ngjallur reagime të shumta në këtë parti.

Nënkryetari Uran Ismaili, thotë se Osmani është “shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ismaili thotë se Osmani ‘s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK’.

“Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit’, shkruan Ismaili në Facebook.