E tepron Ganimete Musliu, ia përmend paralizën Isa Mustafës

Aktuale January 18, 2019 - 20:08
Lexo tjera detaje

Teksa ka dashur ti japë një përgjigje të fortë deputetes Vjosa Osmani e cila i reagoi Kadri Veselit duke thënë se PDK e ka në ADN tradhtinë, deputetja Ganimete Musliu ka kapërcyer kufijtë duke ia përmendur tërthorazi sëmundjen Isa Mustafës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, deputetja e PDK’së tha se partia e udhëhequr nga Kadri Veseli nuk duron partnerët e paralizuar siç është LDK’ja.

Kryetari i partisë së Osmanit, Isa Mustafa prej një viti është përballur me ‘Guilain Barre Syndrome’”, një gjendje shëndetësore kjo që shkakton paralizë të krahëve dhe këmbëve.

Shkrimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

Kur jemi të ADN-ja e Partive dhe përrallat e LDK-së

E verteta dhemb, por nga këndveshtrimi afatgjatë është opsioni më i mirë për të reflektuar mbi vehtën.

ADN e PDK-së:

-Fitore të vazhdueshme

-Atdhedashuri dhe shtetndërtim

-Shtyrje përpara e agjendës për zhvillim

Çdo partner koalicioni i PDK-së që paralizohet nga frika dhe mendon se i shijon katër vite pushtet pa treguar asnjë rezultat gabon shumë.

Kjo nuk është tradhti, kjo është konsekuencë që e pret secilin.

Racionaliteti pastaj është pergjigja që merr LDK në diten e zgjedhjeve, si rezultat i mendjemadhësisë dhe i prepotencës në raport me secilin qytetar të vendit i cili nuk ju beson përrallave LDK-iste.

„Harmonia“ brenda LDK-së është përralla më e re që kjo parti përpiqet ti servoj opinionit.

Deputetja e LDK’sëVjosa Osmani duke iu përgjigjur kritikave të Kadri Veselit, tha se PDK ka tradhtinë në ADN duke nxitur reagimin e Musliut.