Tërheqja e njohjes nga Palaui, flasin nga MPJ

Aktuale January 18, 2019 - 18:59
Lexo tjera detaje

Ministria e Punëve  të Jashtme e Kosovës, nuk ka pranuar asnjë notë verbale dhe as njoftim për tërheqje të njohjes nga  Republika e Palauit.

Lajmin ja ka konfirmuar Gazetës Blic, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Anton Berisha.

Berisha ka thënë se kjo ministri nuk ka pranuar as një njoftim të ngjashëm.

“Jo, nuk kemi marre asnjë note për tërheqje” ka thënë shkurt Berisha për Gazetën Blic.
Lajmin për tërheqje të njohjes nga Palaui e ka publikuar Klan Kosova me burime të saja.

Republika e Palauit kishte njohur Kosovën më 6 qershor të vitit 2009.