Haziri flet në Zvicër për perspektivën e Luginës

Aktuale January 18, 2019 - 18:17
Lexo tjera detaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar i LDK-së, do te marrë pjesë në tribunën që do të organizohet nesër në Zvicër me temën: Lugina në udhëkryq, raporton portali ‘Zëri.info’.

Në këtë tribunë që organizohet nga Shoqëria Kulturore ‘Jehona’ do të marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, si dhe Durgut Aliu, kryetar i Shoqatës ‘Jehona’ me seli në Fushë-Kosovë. /Zëri/