SBAShK i drejtohet me një apel MASHT-it

Aktuale January 18, 2019 - 16:28
Lexo tjera detaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës i ka bërë apel MASHT-it dhe drejtorive komunale t’i lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva, pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat.

SBAShK ka paralajmëruar se në të kundërtën detyrohen që si sindikatë të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës.

“Duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës, duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve, prandaj iu bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale t’i lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës. I drejtohemi MASHT-it, DKA-ve dhe drejtorëve të institucioneve arsimore që sa më shpejt të realizojnë kërkesat e SBASHK-ut që mos të humben orë mësimore sepse në sektorët tjerë ditët e grevës nuk zëvendësohen dhe prandaj nuk do t ë zëvendësoj orët e ditët e humbura në grevë as sektori i arsimit, përveç nëse punëtorët e arsimit vendosin ndryshe. Pra deri me sot dihet se ky vit shkollor ka 5 ditë më pak e deri në fund të këtij viti shkollor sa ditë të humbura mund të jenë varet nga përkushtimi i institucioneve përkatëse në realizimin e kërkesave e të punësuarve në tërë sistemin arsimor nga çerdhet e deri në universitete”, thuhet në apelin e SBAShK-ut.

Duke u bazuar në të dhënat e mëparshme, SBAShK iu ka drejtuar institucioneve të gjejnë kurajë për ngritjen e koeficienteve për 30 % nga punëtorët tekniko-ndihmës e deri te rektori ose nga çerdhet deri te universitetet apo varianti tjetër më i mirë i mundshëm duke pasur parasysh se ky ligj ka shumë mangësi për të punësuarit në sektorët publike me kualifikim të njëjtë dhe për punë të ngjashme, të tërhiqet ky ligj në mënyrë që të ulen bashkarisht institucionet me punëtorë dhe të bëjnë një ligj i ri ku të gjithë sektorët do të jenë të ranguar në vendin e tyre meritorë