Sejdiu tregon kushtin për të arritur marrëveshje me Serbinë

Aktuale January 18, 2019 - 11:11
Lexoni detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë vetëm një gjë është e sigurt, që nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar me fqinjin verior pa njohjen e Kosovës nga Serbia, raporton zeri.info.

Përkundrazi, njohja siç ka thënë ai do të jetë kushti pa të cilin nuk do të mund të ketë kurrfarë marrëveshje.

LEXO EDHE: Pas presionit të SHBA-së për heqjen e taksës deklarohet Kadri Veseli

“A ka apo nuk ka marrëveshje është çështje tjetër, por nuk duhet të ketë marrëveshje, ky është edhe qëndrim i delegacionit, pa njohje. Pra, njohja është parakusht i çfarëdo lloj marrëveshje”, theksoi Sejdiu.

Teksa nuk deshi t’i komentojë deklaratat e presidentit serb, Alekandër Vuçiq, pas takimit që pati dje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Sejdiu tha se e rëndësishme në këtë proces është që pala kosovare të jetë e unifikuar.

LEXO EDHE: Hoti: Kam frikë që do të fillojë avazi i vitit të kaluar

“Është e rëndësishme që ne të kemi unitet për këdo që e cenon këtë republikë. E kemi të qartë historikun tonë të dy-tri dekadave të fundit, që kur kemi qenë bashkë përballë Serbisë ia kemi dalë mirë e mbarë”, theksoi kryetari i GP-së së PSD-së./Zëri