Hahn: Presim bashkëpunim të ngushtë me Kosovën këtë vit

Aktuale January 17, 2019 - 18:37
Lexo Detajet

Komisioneri për Negociata të Zgjerimit dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pret që këtë vit të ketë një bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: në Prishtinën e bardhë: pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe ministrat. Duke shpresuar që të punojmë ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, ashtu që Kosova mund të përparojë në rrugën e saj BE-së”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në “Twitter”.

Image