Hahn refuzon Haradinajn për të folur në lidhje me liberalizimin e vizave

Aktuale January 17, 2019 - 18:27
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Komisionerin Johannes Hahn, thotë t’i ketë thënë se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.