Mustafa takohet edhe me O'Connellin, diskutojnë për disa tema

Mustafa takohet edhe me O'Connellin, diskutojnë për disa tema

Aktuale janar 17, 2019 - 16:54
Lexo Detajet

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi kanë qenë temë diskutimi e takimit midis kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Ambasadorit të Britanisë së Madhe, RuairíO’Connel.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë RuairíO’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”.