Mustafa takohet me Apostolovën, ajo ka një porosi për LDK-në!

Aktuale January 17, 2019 - 16:32
Lexo Detajet

Mustafa u takua me Apostolovën.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot ka takuar shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka takuar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media Mustafa dhe Apostolova kanë diskutua për situatën aktuale politike në vend e në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa e ka njoftuar Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Mustafa ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Në anën tjetër Apostolova e ka falënderuar Mustafën për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.