Hoti: Sulmet ndaj LDK-së janë shtuar

Aktuale January 17, 2019 - 14:38
Lexoni detajet

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë shtuar sulmet kundër LDK-së.

Hoti ka deklaruar se LDK-ja është për dialog, por se sipas tij,  kjo parti nuk do të bëhen pjesë e kësaj maskarade.

Ai po ashtu ka thënë se nuk dialogojnë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por siç thotë ai, po punojnë që ta forcojnë dhe demokratizojnë atë.

LEXO EDHE: LDK: Limaj e Ahmeti, patericë e aktivitetit të Thaçit

Ky është postimi i plotë:

“Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë.

Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave.

Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”.