LDK: Limaj e Ahmeti, patericë e aktivitetit të Thaçit

Aktuale January 17, 2019 - 13:02
Lexoni lajme nga vendi, rajoni dhe bota

Ekipi negociator ka shkelur premtimin e parë të dhënë se të mërkurën do ta votojë platformën për bisedime me Serbinë dhe atë do ta dërgojë në Kuvend, shkruan gazeta "Zëri".

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova ka thënë për “Zërin” se nuk e marrin seriozisht as platformën e as ekipin negociator, pasi ekipi nuk ka kurrfarë roli përveçse të jetë patericë e veprimeve të presidentit Thaçi.

"Ky delegacion nuk e di saktë çfarë roli ka, këta partnerë koalicioni janë në krizë politike, institucionale, morale dhe e kanë futur vendin në një rrugë pa krye. Ne si LDK konsiderojmë që zoti Limaj e zoti Ahmeti janë vetëm një patericë që ta arsyetojnë aktivitetin e presidentit Thaçi”, ka thënë Rugova.

LEXO EDHE: Dështimi i parë i ekipit negociator

Rugova thotë se LDK-ja konsideron që platforma, por edhe ekipi janë jokushtetues dhe joseriozë.

"As që presim platformë serioze, as që presim dorëzim ose shkëmbim të dokumentacionit lidhur me rrjedhat e dialogut që i ka pasur presidenti Thaçi me Serbinë, prandaj ne këtë ekip negociator e quajmë jokushtetues bashkë me platformën e tij", u shpreh Rugova. /ZERI