Ja çfarë marrëveshje Kosovë-Serbi e përkrahë Rusia

Aktuale January 16, 2019 - 22:32
Lexo Detajet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të qartësojë qëndrimin e Moskës ndaj Kosovës në bisedimet që do t’i zhvillojë nesër (e enjte), me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Kështu ka paralajmëruar Yuri Ushakov, ndihmës i numrit një të Rusisë, në një prononcim për agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Ky qëndrim është i qartë, konsekuent dhe i bazuar në kornizat ligjore dhe ndërkombëtare, përfshirë dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Ushakov.

Sipas tij, Rusia do të mbështesë një zgjidhje të kënaqshme e të pranueshme nga të dyja palët, por se Kremlini beson se çfarëdo zgjidhje që do të arrijnë Serbia e Kosova duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe të konfirmohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së.

“Kjo zgjidhje duhet të gjendet”, ka deklaruar Ushakov.