Mustafa: Në asnjë variant nuk bëhemi pjesë e Qeverisë

Aktuale January 16, 2019 - 21:57
Lexo Detajet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij në asnjë variant dhe me asnjë kusht s’do të bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj. Mustafa në një status në Facebook ka bërë me dije se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim.

“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK’së ka thënë se nga opozita LDK e përkrah dialogun.

“Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM”.