Masat që do t'i ndërmarrë MASHT-i për ndërprerjen e grevës në arsim

Aktuale January 16, 2019 - 17:24
Lexo Detajet

Greva në institucionet arsimore po vazhdon dhe Sindikata e cila i përfaqëson punëtorët në arsim (SBASHK) kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen pa iu plotësuar kërkesat e tyre.

E nga ana tjetër, në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë shprehur kategorikisht kundër kësaj greve. Ata sot patën një takim me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit nga ku u mor vendimi që të ndërpritet greva dhe u formua një grup punues i udhëhequr nga ministri Bytyqi, qëllimi i së cilës sipas njoftimit të ministrisë është arritja e një zgjidhjeje për situatën aktuale në arsim, transmeton “Zeri.info”.

“I bëhet thirrje SBAShK-ut për ndërprejn e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme; U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje.”, thuhet në njoftim./Zeri.info/