Kuçi serbët janë vrasës - U hodhëm mbi tavolina dhe nisi përleshja fizike. Daçiq zbulon detajet

Aktuale January 16, 2019 - 15:10
Lexo tjera detaje

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka konfirmuar atë që ka thënë Vuçiqi lidhur me një rast kur gjatë një takimi me delegacionin e Kosovës, për pak sa nuk ishin rrahur.

Daçiq ka thënë se ‘në këtë rast ishin të involvuar’ vetë aid he ish-ministri i Drejtësisë kosovare, Hajredin Kuçi, shkruan b92, përcjell Periskopi.

Daçiq ka konfirmuar kështu deklaratën e Vuçiqit i cili ditë më parë tha se ‘ai ishte vënë në ndihmë të Daçiqit’ në këtë rast.

Daçiq ka thënë se ‘personalitetet më ekstreme nga delegacioni i Prishtinës kanë qenë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri”.

“Humba krejtësisht, ua thash të gjitha gjërat që kisha në mend si për shembull: kush jeni ju që çdo ditë t’i kërkoni Serbisë llogari për atë që ju e quani gjenocid. Ata nuk pranojnë asgjë”, tha Daçiq.

“Më pas, Hajredin Kuçi më tha se serbët janë vrasës dhe më pas për pak se nuk u rrahëm fizikisht”, ka thënë Daçiq.

“Kuçi dhe unë u hodhëm mbi tavolina dhe filluam përleshjen fizike. Pastaj ishte Vuçiq ndërhyri, u thanë fjalë shumë të rënda dhe në fund përfunduam të heshtur. Më pas, shefja e politikës së jashtme atëkohë, Catherine Ashton i përzuri të gjithë nga takimi”, ka thënë ai.