Vuçiq takon ambasadorët e BE-së: Shqiptarët nuk e dëgjojnë BE-në por Amerikën

Aktuale January 15, 2019 - 16:13
Lexo tjera detaje

”Ne jemi të gatshëm që me Prishtinën të vazhdojmë bisedimet, unë jam gati t’i kushtoj të gjithë kohën time këtyre bisedimeve dhe nëse është e mundur për të arritur një marrëveshje, unë jam për atë”, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kreun e delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabricius.
 

Ai tha këtë pas një takimi dy orësh në “Villa Mir”, ku morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë nga 23 vende të BE-së.

Ambasadori Fabricius tha se ishte i kënaqur që në fillim të vitit ai foli për shumë gjëra.

“Serbia ka vendosur hyrjen në BE si qëllim strategjik të saj. Ne gjithashtu biseduam për situatën në regjion, por edhe për Kosovën e cila dhe këtë vit mbetet një çështje e rëndësishme, dhe BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialog në mënyrë që të arrihet  marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai dhe shtoi, “ se tarifa e imponuar nga Prishtina është në kundërshtim me MSA-në dhe të gjitha parimet e tjera mbi të cilat bazohet BE-ja, e cila do të vazhdojë të ushtrojë presion.
“Pozicioni ynë është plotësisht i qartë”, tha Fabricius.

Ai dhe presidenti i Serbisë thanë se takimi i sotëm me përfaqësuesit e BE nuk ka të bëjë aspak me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

Vuçiq tha se Serbia ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog me Prishtinën dhe se nuk ka kushte.

“Ne nuk kemi kushte, thjesht duam që gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme. Nuk është logjike që dikujt t’i vendosen taksa dhe të parandalohet tregtia, pasi kjo nuk ndodh askund, nuk ekziston në botën moderne. Ne as nuk e kishim idenë se ata do ta bënin atë. Dikush duhet ta bind Prishtinën për të vepruar në mënyrë të civilizuar, sepse duam të vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit legjitimë dhe ligjorë të shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Ai tha se BE bëri deklarata të sakta, por atyre iu intereson vetëm qëndrimi i Amerikës. “Unë kërkoj falje ndaj BE-së, por mendoj se ata janë të interesuar vetëm për qëndrimin e Amerikës”, tha Vuçiq.

Image