Qeveria aprovon draft-Kodin e Procedurës Penale

Aktuale January 15, 2019 - 14:46
Lexo Detajet

Me shumicë votash Qeveria e Kosovës ka miratuar draft propozimin e Kodit të Procedurës Penale të propozuar nga Ministria e Drejtësisë raporton "Zeri.info".

Me këtë rast Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri theksoi se me këtë Kod të ri do të luftohet shumë më shumë korrupsioni.

" Nga 457 nene 220 prej tyre janë shyqrtuar dhe riformuar sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqsore. Ky kod është harmonizur me 12 aktet e BE-së dhe ka për qëllim luftimin e krimit në nivel më të lartë", theksoi Tahiri./Zeri