Lushtaku mbërrin në Hagë, nesër intervistohet nga Specialja

Aktuale January 15, 2019 - 14:29
Lexo Detajet

Ish-komandanti i UÇK-së për Drenicë, Sami Lushtaku ka arritur në Holandë. Ai nesër intervistohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Arritjen e Lushtakut në territorin holandez e ka njoftuar deputeti i Nismës Milaim Zeka, që po e shoqëron ish-kryetarin e Skenderajt, bashkë më të birin e këtij të fundit, deputetin Mërgim Lushtaku.

“Sa arritëm në Holandë me Gjeneralin Lushtaku. Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku, kemi arritur në Holandë. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qenë prokuror kundër Millosheviçit në Tribunalin e Hagës”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Tutje, ish-gazetari rikujton se Lushtaku intervistohet nesër në orën 10:00, nga Prokuroria në Hagë.

Ndërkohë, ai bën të ditur se po në Hagë po vazhdon marrja në pyetje e ish-komandantit nga Llapi, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.