Daçiq thotë se pa e bërë këtë Kosova, Haradinaj nuk mund të udhëtojë për në SHBA

Aktuale January 15, 2019 - 11:07
Lexo Detajet

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se në bazë të informatave në dispozicion, 100 për qind është lajm i saktë që SHBA-ja ka kërcënuar Kosovën se do të aplikojë një lloj të sanksioneve nëse nuk shfuqizohet taksa prej 100 për qind për mallrat nga Serbia, raporton B92, transmeton zeri.info.

“Sipas informacioneve që kemi ky lajm është 100 për qind i saktë - se Amerika ka kërcënuar Kosovën - ose do të heqin taksat, ose do të përballen me një lloj të sanksioneve”, tha Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Daçiç tha se në qarqet diplomatike dhe në biseda me njerëz nga Departamenti i Shtetit mund të dëgjohet në mënyrë të qartë se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, “në qoftë se gjërat mbesin kështu siç janë”, nuk do të ketë mundësi që për një kohë të vizitojë Shtetet e Bashkuara, respektivisht do t’i refuzohet viza./Zeri