Vuçiq përdorë metaforë interesante për mosmarrëveshjet me Kosovën

Aktuale January 15, 2019 - 09:57
Lexo Detajet

Ai ka thënë se edhe në Soçi ka biseduar me Putinin për Kosovën, dhe se qysh prej atëherë ai e ka ditur për çfarë po mendohet dhe çfarë konsiderojmë që do të ishte një lloj kompromisi.

Kur është fjala për taksa të cilat Kosova i ka vënë për produktet e Serbisë, thotë se kur SHBA reagojnë, atëherë do të ketë rezultate.

“Kur ata tregojnë ndikimin e tyre, do të ketë rezultate, më besoni. Ky është reagim tepër i fortë që Prishtina të mund të përballojë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se kur është fjala për konfliktin e ngrirë, shumë lehtë mund të vjen deri te shkrirja, në ujin e të cilit do të mbytemi.

“Veshët e “buta” serbe nuk janë mësuar ta dëgjojnë të vërtetën dhe ne duam të gënjehemi rreth Kosovës. Unë nuk jam shkrimtar i përrallave dhe nuk mund të luaj me fatin e popullit. Shqiptarët nuk duan të presin, sepse e kanë fituar pavarësinë nga bota perëndimore! Nuk do të rrinë duarkryq dhe çfarë do të bëjmë kur ata “të nisen në aksion kundër popullit tonë?” A jeni të gatshëm ju dhe fëmijët e juaj të shkoni në luftë? Mendoni për këtë dhe për atë se sa fëmijë kemi për këtë punë!”, ka thënë kryetari i Serbisë.

Ai thotë, “nëse Serbët nuk duan kompromis, atëherë paqja vështirë që do të qëndrojë”, duke shtuar se është i ngopur me gënjeshtra dhe mashtrime dhe se e di se serbët nuk duan të pranojnë marrëveshjen me shqiptarët.

“Zgjidhja është në marrëveshje dhe herë do kur do do të vijë deri te ajo. Ai i cili mendon se zgjidhja nuk është te ajo, flet budallallëqe”, thotë Vuçiq.