Sot bëhen 20 vjet nga Masakra e Reçakut

Aktuale January 15, 2019 - 09:38
Lexo Detajet

Sot është përvjetori i njërave prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë

Në fshatin Reçak të Shtimes, 20 vite më parë forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga ora 09:00 deri në orën 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa më pas do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak, kurse nga ora 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.