Pse Qeveria Haradinaj ka numër të madh të këshilltarëve, e shpjegon Kuçi

Aktuale January 15, 2019 - 00:01
Lexo Detajet

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi ka arsyetuar numrin e madh të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas tij, dinamika e punës së Haradinajt është e madhe dhe për këtë duhet staf.

“Në qoftë se kemi parasysh dhe punët që kryen Haradinaj dhe kjo qeveri mendoj se duhet me pas më shumë këshilltarë’, tha Kuçi në T7.

“Sivjet përveç dialogut është vit i zhvillimit ekonomik. Atij i duhet staf për çështje ekonomike”, shtoi ai tutje.

“Numri edhe mund të jetë i madh por e di se atij në këtë vit i duhen këshilltarë për çështje të ekonomisë. Krejt kjo dinamikë nuk është e lehtë dhe i duhet një staf ndihmës që i ndihmon konform programit të Qeverisë Haradinaj”, tha Kuçi.

Qeveria Haradinaj vazhdimisht është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave dhe këshilltarëve. Këta të fundit kalojnë numrin 30.