Kocijançiq i ka disa fjalë për intervistimet nga Gjykata Speciale

Aktuale January 14, 2019 - 23:28
Lexo Detajet

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka reaguar pas intervistimit të parë në Gjykatën Speciale të ish-komandantit Rrustem Mustafa, njofton Klan Kosova.

Ajo për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug”, tha se kjo gjykatë është duke e bërë punën e saj.

“Nuk më takon mua të komentoj punën e Gjykatës Speciale, ajo po e bën punën e saj”.

“Në një kontekst më të gjerë, në aspektin e marrëdhënieve mes BE-së dhe rajonit, pajtimi është një nga parimet kryesore”, ka thënë ajo.

“Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për krime të luftës, pavarësisht se për kënd është fjala”, ka përfunduar Kocijançiq.