Molliqaj e 'godet' fuqishëm LDK-në: Edhe këtë do ta bënin për pushtet

Aktuale January 14, 2019 - 21:30
Lexo Detajet

Deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se LDK do pushtet. Sipas tij për këtë çmim, partia e Isa Mustafës e pranon edhe dialogun me Serbinë e edhe bashkëpunimin me partinë e Kadri Veselit.

Ndërkohë, ai thotë se PSD u bë pjesë e dialogut duke refuzuar ministritë dhe pushtetin që iu ofrua.

‘LDK nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t'u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.’, shkruan Molliqaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook.

LDK E PRANON EDHE DIALOGUN, EDHE PDK-NË, MJAFTON QË TË MARRË PUSHTET PËR VETE

Lajm i mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë.

Por përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t'u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet. Qoftë përmes zjedhjeve, qoftë pa zgjedhje por vetëm me riformatim të qeverisë - siç deklaroi sot Isa Mustafa.

PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t'u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.

Është lajm i mirë avancimi i qëndrimit të LDK-së, por unitetin për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, duhet ta krijojmë duke vendosur parime e vlera, e jo duke e shfrytëzuar procesin për të marrë pushtet për vete.

Isa Mustafa tha sot se LDK'ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.