Ministri i Arsimit me kërkesë per SBAShK-un, deri kur vazhdon greva!

Aktuale January 14, 2019 - 20:29
Lexo Detajet

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjise së Kosovës Shyqri Bytyqi, ka kërkuar nga SBASHK-u të ndërpresë greven dhe së bashku të mundohen të gjejnë një zgjidhje pa dëmtuar nxënësit, njofton “Zëri.info”.

Bytyqi për RTK-në po ashtu tha se vullneti i Qeverisë per rritjen e pagave për mesimdhënësit ekziston por se problemi qëndron tek buxheti.

“Ne kemi kërku mos me fillu greva sot, kemi pasë dy takime kemi bërë përpjekje që kjo mos të ndodhë. Konsideroj që hapsira për zgjedhje ekziston, kërkoj nga SBASHK që të fillojnë nesër mësimin, një e drejtë që po kërkojnë ata nuk duhet t’i kushtojë dëm nxënësve. Problemi ekziston tek buxheti, edhe pse ka vullnet nga ana e Qeverisë.

Bytyqi ndër të tjera po ashtu tha se deri me datë 20 janar shpresoj të gjendet një zgjidhje të cilën e përballon edhe buxheti, ndërsa nëse nuk ka një zgjidhje priten edhe masa të tjera të ndërmarra, njofton tutje “Zeri.info”.

“Bëj thirrje ti këthehen mësimit, deri më datën 20 janar ne do të gjejmë një zgjidhje të cilën e perballon edhe buxheti. Kërkoj që mësimi të fillojë që nesër. Pas datës 20 nëse nuk ka reflektim do të merren edhe masa të tjera, por të gjithë ne duhet të tentojmë mos të ndikojmë negativisht tek nxënësit”, tha Bytyqi.