Cilat tema tabu i ka hequr Ahmeti nga dialogu, sipas Avdullah Hotit

Aktuale January 14, 2019 - 17:04
Lexo Detajet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i delegacionit kosovar për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, i ka hequr nga agjenda temat tabu.

Këto tema sipas Hotit janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe aranzhimi kushtetues, transmeton “Zeri.info”.

Hoti e ka quajtur ekipin dialogues ‘dekorativ./zeri.info/

Postimi i plotë:

Bashkekryesuesi i ekipit dialogues 'dekorativ', z.Ahmeti, i paska hequr te gjitha temat tabu ne dialogun me Serbine. Keshtu ka thene z.Thaci tash nje vit, se nuk ka tema tabu dhe se marreveshja do te jete e dhimbshme.

Ai, dhe kushdo tjeter, duhet ta dije se tema tabu ne dialog jane shtetesia e Kosoves, territori i saj, karakteri unitar i shtetit te Kosoves, aranzhimi kushtetues.