Rama: Ne nxisim një marrëveshje me Serbinë, nga e cila bashkojmë Shqipërinë me Kosovën

Aktuale January 14, 2019 - 16:41
Lexo Detajet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në emisionin “Zonë e lirë” ka folur për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, Rama ka thënë se ai e nxit arritjen e një marrëveshje Serbi-Kosovë e cila mbështetet  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe përmes së cilës, Shqipëria bashkohet me Kosovën, transmeton “Zeri.info”.

“Qëndrimi im është ky, marrëveshja përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës që do të qojë në njohjen e Kosovës dhe në ndarjen përfundimtare nga historia me Serbinë, e njohur dhe e garantuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është marrëveshje që e duam ne, kaq. Ne nuk jemi këtu për t’i dhënë mënd as Shteteve të Bashkuara dhe as Gjermanisë, ne nuk jemi këtu për të futur hundët dhe për t’i treguar Kosovës se çfarë duhet të bëjë. Ne jemi këtu për të mbështetur marrëveshjen dhe unë jam këtu për të mbështetur fuqimisht një marrëveshje që mbështetet nga ata që i dhanë jetë Kosovës së lirë dhe demokratike. Se Kosovën nuk e çliroi Ilir Meta, por e çliruan ata të cilët sot kanë të drejta dhe detyrime, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që të nxisin për një marrëveshje përfundimtare dhe nga ajo marrëveshje të bashkojmë Shqipërinë me Kosovën. E kuptoni apo jo? Por me kë të flas unë këtu, me kë, me kë?”, ka deklaruar Rama./ZËRI/

">http://