Hoti: Kuvendi është kthyer në arenë të fyerjeve

Aktuale January 14, 2019 - 14:50
Lexo detajet

Në konferencën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti ka diskutuar për performancën e saj në Kuvend, raporton “Zëri.info”.

Shefi i grupit parlamentar te kësaj partie,  tha se janë dakorduar për të bërit opozitë në Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë kësaj legjislature kuvendi është shndërruar në arenë të fyerjeve e jo vend ku diskutohen çështje politike në interes të qytetarëve”, deklaroi Hoti.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së tha se rezultate e mira në kuvend janë si shkak i partisë së tij, raporton tutje “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Po sillet si shef i SHIK-ut

“Grupi ynë ka qenë mjaft aktiv kemi ngritur më së shumti çështje, kemi kërkuar më se shumti interpelanca dhe ne mendojmë që kemi kontribuar në rezultat të mirë kuvendit”, tha Hoti.

Ai akuzoi koalicionin PAN se i ka sjell vetëm dëm Kuvendit.

“Ky koalicioni i ka bërë shumë dëm kuvendit. Janë koalicioni më i dobët. Qeveria është tejet e madhe, me 320 anëtarë të qeverisë dhe përfaqësojnë vetëm 1/3 e elektoratit. Kjo qeveri njihet si qeveria me më së shumti veprime joligjore”, pohoi Avdullah Hoti. /ZERI