Tahiri tregon se a do ta paguaj Kosova avokatin e Lushtakut, Geoffrey Nice

Aktuale January 14, 2019 - 13:27
Lexo detajet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur pas shkuarjes në Hagë të dy ish eprorëve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa raporton "Zeri.info".

Tahiri në një konferencë për media u pyet nga gazetarët nëse shteti i Kosovës do të mbuloj shpenzimet e avokatëve të të ftuarve të Gjykatës Speciale, veçanërisht të Sami Lushtakut i cili avokat mbrojtës e ka avokatin e njohur Geoffrey Nice.

LEXO EDHE: Tahiri: Me kodin e ri, parashihet suspendimi i zyrtarëve me aktakuza

"Ju e dini që në vitin 2015 kur është themeluar Gjykata Speciale dhe është votuar për ligjin e kësaj gjykate është paraparë që ky ligj ka tri komponentë kryesor, duke përfshirë edhe asistencat financiare për mbrojtje juridike të personave të akuzuar, dhe kompensimin financiar në rast se ata dalin të pafajshëm. Pra deri sa të jenë të jenë të akuzuar sipas ligjit Kosova nuk mbulon shpenzimet", tha Tahiri.

Ndërkohë Tahiri në këtë konferencë prezantoi Kodin e ri të procedurës penale/Zëri