Veseli: LDK po i fërkon duart për Gjykatën Speciale

Aktuale January 14, 2019 - 12:34
Lexo detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po i fërkon duart karshi Gjykatës Speciale, por thotë ‘kot po e bëjnë këtë veprim sepse ish-ushtarët e UÇK’së nuk do t’i gjejë asgjë”.

Ai ka thënë se LDK po pret zgjedhje, por zgjedhjet do të ketë sipas afatit të paraparë.

LEXO EDHE: Ahmeti: LDK e LVV janë të gatshëm takohen me Vuçiqin e jo me ne

“Do të ketë marrëveshje në interest ë Kosovës, e dini që cdo ditë jemi duke marrë letra dhe po marrim qëndrime zyrtare nga BE dhe SHBA. Si duket LDK në mënyrë të veçantë po e di që nuk është rendi i zgjedhjeve. Sa më shumë po flasim për dialogun, ata po flasin për zgjedhje, që të përfitojnë politikisht ndaj nesh. Është mirë me mendu për të mirën e vendit dhe të mos përfitojnë për egon dhe rehabilitim e tyre.  Është mirë të bëhen pjesë e vendimmarrjes me dy të tretat e Kuvendit të Kosovës. E kam edhe një farë ftese për LDK-në mos t’i fërkojë duart se s’ka me na gjetë kurgjë. Se nuk e kemi njet me gabu, kot pi fërkon duart. Edhe një herë, le të bahet gati kadal dale shkojmë në zgjedhje me reform zgjedhjesh, se kot ban VAN, VLAN e kot po i bën”, tha ai