'Përplasen' ashpër deputeti i VV-së dhe deputetja e AAK-së!

Aktuale January 13, 2019 - 22:23
Lexo Detajet

Pas mjekëve kanë hyrë në grevë edhe mësimdhënësit, gjë e cila ka bërë që të kritikohet mjaft shumë qeveria Haradinaj.

Një gjë të tillë e ka bërë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, i cili thotë se Haradinaj duhet të zvogëlojë pagen e tij apo të kabinetit të tij për t’ju rritur pagën mjekëve e mësimdhënësve, shkruan “Zëri.Info”

“Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve”, është shprehur Aliu.

Nuk shkoi gjatë Aliu mori një përgjigje nga deputetja e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës Time Kadrijaj.

Kadrijaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Aliu dhe LVV-ja po mundohen ta godasin qeverinë Haradinaj në momentin kur ajo po i kthen dinjitetin shtetit.

Ajo po ashtu ja ka përmendur depuetetit Aliu, fotografinë e Albin Kurrit që i është gjendur në odën e vrasesit të policit në Istog, njofton tutje “Zëri.Info.

Kadrijaj e ka lutur Aliun dhe LVV-në të jepin përgjigje për atë fotografi si u gjend aty e pastaj i fton të flasin për çështje të tjera.

“Paska dalë këta "ekspertët" e VV-së, këtë herë Librun Aliu, të godisin sa më ulët Qeverinë Haradinaj, kur është në momentin kryesor të kthimit të dinjitetit të shtetit. Ky dinjitet po kthehet për herë të parë, por po duket që nuk janë aq të kënaqur këta brenda. Sidoqoftë, VV është më mirë të përgjigjet në një pyetje: Qysh mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog?

Përgjigjuni njëherë këtu e pastai flasim për gjithçka!”, ka shkruar Kadrijaj./ ZËRI