Ish kryetari i komunës thotë se bashkëpunimi mes serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë

Aktuale January 13, 2019 - 20:32
Lexo Detajet

Ish-kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se bashkëpunimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ka ekzistuar kurrë.

Ish-kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se bashkëpunimi në kuptimin e plotë të fjalës në mes të serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, politikanët shqiptarë kanë harqe të dyfishta.

“Politikanët nga Prishtina kanë harqe të dyfishta. Kemi një oficer të mirë dhe të keq policor, ai që dëshiron të paraqitet si mik i serbëve dhe ai që akuzon serbët për çdo gjë, në mënyrë që ky bashkëpunim të mos ekzistojë dhe të mos ekzistonte kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Rakiq.

Rakiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët do të mund të bashkëpunonin me njëri-tjetrin vetëm nëse i injorojnë politikat dhe tensionet politike që ekzistojnë.

Tutje Rakiq për “Tanjug” ka thënë se bashkëpunimi apo bashkekzistenca në mes të shqiptarëve dhe serbëve mund të ekzistojë vetëm në letër dhe jo në jetën reale.

I pyetur nëse ai personalisht ka ndonjë mik shqiptar, Rakiq ka thënë se nuk e ka asnjë mik, por që njeh shumë shqiptarë.

Sipas tij, pa mbështetjen e Serbisë dhe të ashtuquajturën Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, jeta e serbëve në Kosovë do të ishte e pamundur.