U ftua nga Specialja, zbulohet se ku është duke qëndruar Sami Lushtaku

Aktuale January 13, 2019 - 20:22
Lexo Detajet

Sami Lushtaku është njëri prej të ftuarve për intervistim nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Ai së bashku me Rrustem Mustafën ‘Remin’ veçse janë larguar nga vendi dhe së shpejti do të intervistohen nga prokurorët.

Por, Lushtaku momentalisht nuk gjendet në Hagë.

Nga një postim i deputetit të NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, bën të kuptohet se ai gjendet në Sindelfigen të Gjermanisë tek vëllau i tij Rasimi, shkruan zeri.info.

Zeka ka shkruajtur ndër të tjerash se në këtë vend ishte takuar me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe se të gjithë besojnë në pastërtinë e Sami Lushtakut./zeri.info/

Postimi i plotë:

Me xheneralin ne Sindelfigen te Gjermanise

Per here te pare kam ardhur ketu ne fundin e vitit 1982. Kam takuar mergimtar te cilet ishin te organizuar me Jusuf e Bardhosh Gervallen. Pastaj me 17 Janar 1983, bashke me Selman Rashicen kemi ardhur ne protesten e pare me rastin e vrasjes se vellezerve Gervalla dhe Kadri Zeka. Ishte nje vjetori I kesaje vrasje te rende nga Beogradi.
Edhe xheneral Sami Lushtaku eshte strehuar ne kete qytet, tek vellai Rasim Lushtaku.

Perpos Rasimit dhe familjes se tije, ketu na priti edhe familjari im Daut Zeka.

Njerezit qe po udhetonin me avionin Prishtine-Shtutgart e pershendetnin xheneralin dhe fotografoheshin me te. Te gjithe besojne ne pafajesine e tije.

Image