Deda: PDK-ja parti e dobët

Aktuale January 11, 2019 - 22:41
Lajmet e fundit nga vendi

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se në Kosovë mentaliteti linçues është duke u rritur ne vazhdim.

Deda ka thënë se linçimi vjen si pasojë e mungesës së argumenteve  dhe varfërisë mendore.

“Njerëzit e politikës janë të padijshëm dhe linçojnë majtas e djathtas. Ata që linçojnë nuk janë ndryshimi. PDK’ja ka linçuar njëjtë kur ka qenë e fortë, e tash është e parti e dobët e nuk linçon më. Për këtë arsye ne nuk merremi më me PDK’në, sepse është parti e dobët”, tha Deda në RTV Dukagjini.

Deputeti opozitar ka thënë se më herët mentalitet linçues ka pasur vetëm PDK’ja, ndërsa tani sipas tij situata ka ndryshuar.

LEXO EDHE: Deda flet për mosdekretimin e ministrit nga Kosova, Gent Cakaj

“Ideja jonë në të kaluarën, ka qenë që nëse ndalet PDK-ja do të ndalet ky mentalitet linçues. Ne po e shohim se mentaliteti i tillë degradues vetëm po rritet në Kosovë te të gjitha subjektet politike”, tha ai.

I pyetur nëse Vetëvendosje ka trashëguar këtë mentalitet linçues nga PDK’ja, Deda ka thënë se kur motivi politik është urrejtja, s’ka çka lyp ai subjekt në politikë.

“Kur pjesë e debatit të përditshëm është urrejtja, çka po kërkon në politikë me urrejtje?! Tifozeria është për sport, jo për politikë”, tha ndër të tjera Ilir Deda.