Veseli: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, sjell paqe e stabilitet në rajon

Veseli: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, sjell paqe e stabilitet në rajon

Aktuale janar 11, 2019 - 21:48
Lexo tjera detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit.

“Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë.

Nëpërmjet kësaj vote konsolidohet paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin dhe dëshmohet edhe njëherë se dialogu e mirëkuptimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e trashëguara nga e kaluara.

Edhe njëherë vota e bashkombasve tanë u dëshmua vendimtare për këtë rrugëtim prandaj merita e mirënjohje të veçantë iu takon deputetëve shqiptarë që e shtynë përpara këtë proces", ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.