A është e përfshirë Serbia në punët e Gjykatës Speciale?

A është e përfshirë Serbia në punët e Gjykatës Speciale?

Aktuale janar 11, 2019 - 19:37
Lajmet e fundit nga vendi

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur dërgimin e ftesave të para në Kosovë.

Gjatë kësaj jave, me linjë normale ajrore për në Hagë pritet të udhëtojnë Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, shkruan lajmi.net.

E autoritetet serbe po thonë se nuk janë të përziera në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq tha gjatë ditës së sotme se ata nuk janë të përfshirë në punën  e Specialës, mirëpo se në rast të nevojës së bashkëpunimit, ata do ta bëjnë një gjë të tillë.

LEXO EDHE: Para nisjes për në Hagë flasin të ftuarit e Speciales (VIDEO)

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, po ashtu edhe në mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka thënë ajo.

Kuburoviq foli edhe për rastin Ivanoviq, për të cilin tha se Serbia i është përgjigjur tetë kërkesave të autoriteteve kosovare të drejtësisë për raporte shtesë.

Kujtojmë, se Dhomat e Specializuara të Prokurorisë kanë nisur dërgimin e ftesave të para ndaj atyre që konsiderohet se mund të hynë në punë gjatë fazës hetimore.

Ndaj së njëjtës, është përgjigjur negativisht ish-pjesëtari i UÇK-së, Remzi Shala i cili edhe është arratisur.